Manchester City do të përfitojë një shifër afër 300 milionë funte në rast se do të fitojë tripletën historike këtë sezon.
“Qytetarët” kanë fituar titullin e Premier League, FA Cup dhe sonte mund ta fitojnë edhe trofeun e Ligës ë Kampioneve nëse mposhtin Interin në finale.
City do të përfitojë një shifër rekord në rast se përsërit suksesin e United në vitin 1999. Titulli i tyre i pestë i Premier League në 6 vite solli 166 milionë funte bonuse, shifra më e lartë e fituar ndonjëherë nga një kampione e Anglisë, ndërsa triumfi në finalen e garës më të vjetër futbollistike, solli në arkat e “qytetarëve” edhe 3.9 milionë funte të tjera.

Suksesi i parë në histori në Ligën e Kampioneve do të ishte një minierë ari për të ardhurat e klubit të kaltër, i cili mund të arkëtojë rreth 117.2 milionë funte, duke përfshirë të gjitha të ardhurat që sjell kjo garë.