Bayerni i Mynihut ka fituar titullin në Gjermani dhe tashmë mendon për sezonin e ardhshëm, por ndërkohë bën mirë llogarit.
Histori interesante nga Portugali: nëse Renato Sanches luan më deri në fund të sezonit, Bayerni humbet 5 milionë euro!
Një klauzolë në kontratën e blerjes për 35 milionë nga Benfika e detyron Bayernin të shtojë edhe 5 milionë, nëse 19-vjeçari do të luajë 25 ndeshje këtë sezon.
Kampioni i Europës ka luajtur 24 ndeshje, ndaj është e qartë se vetëm një idiot do ta hidhte në fushë tani e tutje. Ancelotti dhe shefat e Bayernit nuk janë të trashë, ndaj Renato Sanches mund të largohet që sot me pushime.