Konsiderohen më të mirët në botë.
Qendëmbrojtësit Virgil van Dijk dhe Kalidou Koulibaly, pa asnjë dyshim janë qendëmbrojtësit pa konkurrencë në botën e futbollit, dhe mund të paramendonim mbrojtjen e skuadrës kur të dy do të ishin së bashku apo me të njëjtën fanellë, përcjell Korneri.net
Po flitet shumë se anëtari i Napolit, është gati të largohet nga Italia, ndërsa deri tash interesimin më serioz e ka shfaqur Man.United që ka ofruar 80 milionë euro, por për ish-anëtarin e Chelsea, Frank Leboeuf, “djajtë e kuq”, nuk do t’ia ofrojnë mudnësinë e madhe afrikanit titujtë që i kërkon.

Sipas tij, Koulibaly do të ishte perfekt nëse kalon te Liverpool, pasi të formohej dyshja Van Dijk-Koulibaly, do të ishte diçka e jashtëzakonshme, një murë i gjallë para portës së brazilianit Alisson, ka thënë Leboeuf për mediet britanike. /Korneri.net