Plani i Cardinale rreth Milan. Në fillim skuadra, pastaj qështja “Maldini”.

RedBird Capital po i afrohet blerjes së AC Milan për 1.3 miliardë euro, që do t’i definojë ata si pronarët kryesorë të klubit. Në fakt nënshkrimet paraprake të kontratave do të bëhen nesër, thuhet në një raport. Siç u zbulua nga Corriere Della Sera këtë mëngjes, CEO i RedBird Gerry Cardinale ishte në Milano edhe javën e kaluar dhe mori pjesë në festimet e Scudettos. Kjo javë duhet të jetë përcaktuese, me nënshkrimet e pritshme.

Anën tjetër Gazzetta Dello Sport (përmes MilanNews) thekson se mbyllja aktuale do të zgjasë pak më shumë, disa muaj, por kjo është normale. Cardinale do të arrijë sot në Milano dhe nesër do të nënshkruajë kontratat, ndërsa ditët e tjera i dedikohen Paolo Maldinit.Maldini e bëri të qartë së fundmi se dëshiron qartësi për të ardhmen dhe për këtë arsye Cardinale do të ketë një takim me të të mërkurën dhe të enjten.

Cardinale do të përshkruajë planin e tij për klubin dhe kjo gjithashtu mund të ndihmojë në zhbllokimin e tregut.

acmilan-news.com

Artikulli paraprakTrepça kthehet në lojë, ngushtoi epërsinë e Yllit
Artikulli tjetërLigat kryesore të Evropës do nisin më shpejt, shkak bëhet Kampionati Botëror ‘Katar 2022’