TURIN, ITALY - DECEMBER 13: Juventus FC vice president Pavel Nedved salutes the fans prior to the Serie A match betweeen Juventus FC and ACF Fiorentina at Juventus Arena on December 13, 2015 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Nuk është një sekret për askënd që në një pikë të karrierës së lavdishme, Pavel Nedved ishte shumë pranë firmës me Interin në një lëvizje të bujshme që do ta spostonte nga Juventus, drejt formacionit të Mourinhos.

Ishte pranvera e vitit 2009, kur mesfushori çek asokohe mori një telefonatë nga trajneri portugez për ta sjellë në ekipin që synonte Champions. “Arusha çeke” atëherë ishte 36-vjeç dhe pranë lamtumirës në futboll, por oferta e majme financiarisht dhe me afat 2-vjeçar, e bëri lojtarin të mendohej.

“Mourinho e dinte që tërhiqesha jashtëzakonisht shumë nga Liga e Kampionëve pasi nuk e kisha fituar asnjëherë dhe nëse do ishte në çfarëdo klubi në botë do të kisha shkuar, por tek Interi asnjëherë”, tha Pavel Nedved, tani në rolin e një drejtuesi te Juventus.

Ish-mesfushori i njohur përdori ironinë në polemikat pa mbarim mes Juventus dhe Inter, në lidhje me titullin e vitit 2006 që iu hoq bardhezinjve dhe iu dha në tavolinë skuadrës milaneze.

“Në Itali e quajnë një ‘titull kartoni’ dhe unë kurrë nuk do ta kisha pranuar”, tha çeku në lidhje me kampionatin që iu hoq “zonjës së vjetër” për shkak të skandalit të trukimit të ndeshjeve.

Artikulli paraprak83 të dyshuar për abuzim me fëmijët në Angli
Artikulli tjetërVIDEO/ Dhunë dhe terror. Policia qëllon me armë në stadium, plagoset futbollisti