Ylli i Chelsea dhe reprezentuesi i Belgjikës, Eden Hazard, mund t’i bashkohet Real Madridit, gjatë verës, për 100 milionë funte (117 milionë euro), pasi ai është objektivi kryesor i Los Bancos, dhe asgjë nuk është e pamundur, shkruan “Korneri.net”.

Nga ana tjetër nga Chelsea mund të largohet edhe Diego Costa në fund të sezonit, i cili mund të transferohet në Kinë, përkatësisht te skuadra, Tianjin Quanjian.

Thuhet se ish anëtari i Atletico Madridit dëshiron të largohet nga Londra, pasi në këtë vend nuk ka diell të mjaftueshëm.

Nëse ndodh kjo, Chelseas u duhen të shpenzoj rreth 200 milionë funte (235 milionë euro) gjatë verës për të zëvendësuar Costan dhe Hazardin.

Artikulli paraprakFormacionet e mundshme: Juventus – Barcelona [FOTO]
Artikulli tjetërBoston për herë të parë lider në Lindje, luftë e madhe për play-off edhe në Perëndim