Në Turqi janë të bindur, Galatasaray dhe Juventus kanë gjetur akordin për transferimin e Kwadwo Asamoah. Pavarësisht deklaratave të djeshme të Marotës se ai nuk do të lëviz nga Torino, portali turk “Sporx.com” njofton se palët kanë gjetur akordin për 4.7 milionë euro.

Vendimtare ka qenë dëshira e lojtarit, i cili do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon. Ai pritet që të udhëtojë në orët në vijim për të zhvilluar vizitat mjekësore, ndërkohë që Juventus shpreson që të marrë Spinazzolën nga Atalanta, teksa negociatat janë hapur.

Artikulli paraprakCoutinho–Barcelona, ja çfarë po ndodh orët e fundit të merkatos
Artikulli tjetërRyad Mahrez te Barcelona, jo Coutinho!