E kaluara e fundit e Milanos ka befasuar dhe mashtruar të gjithë në treg, por Marco Fassone po punon për një të ardhme që është akoma më protagoniste. 230 milionë euro të shpenzuara do të ngarkohen plotësisht në buxhetin e edicionit 2017/18, por projekti i rossonerëve duket më madh dhë përtej kësaj që u realizua këtë verë. Investimet e reja do të bëhen në të gjithë sektorët e korporatave, duke filluar me zbulimin e lojtarëve të rinj, por qëllimi do të jetë rritja e të ardhurave. Fassone do të udhëtojë në Kinë gjatë muajit tetor për të kërkuar sponsorizues të rinj, shkruan Korneri.net.

Një fluturim i planifikuar për në tetor, jo më parë, dhe zgjedhja nuk është e rastësishme. Në Kinë, më 18 tetor do të mbahet një takim i Kongresit të Partisë Komuniste që do të vendosë nëse do të pushojnë kufizimet mbi investimet e huaja në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sportin, nga investitorët kinezë. Një kufizim që ka ngadalësuar mbylljen (closing) e marrëveshjes për blerjen e klubit Mila dhe mund të çojë në mungesa të mëtejshme në të ardhmen nëse masat nuk zgjidhen.

Ndërkohë, rossonerët, të cilët, sipas fjalëve të administratorit të deleguar, nuk kanë shpenzuar të gjithë buxhetin e disponueshëm në treg, do të përqendrohen në investime në sektorë të tjerë e posaqërisht në atë kërkues për telentë të rinj (scouting). Mirabelli do të përfshijë vëzhgues të rinj në ekipin e tij, veçanërisht në tregun aziatik për rritjen e talentin e ri të rossonerëve në Kinë. Qëllimi i përbashkët është rritja e të ardhurave.

Nga ana tjetër Milan tashmë e ka vendosur objektivin për afatin kalimtar dimëror. Ata të cilët do të veshin fanellën kuq e zi do të jenë talentët e Udineses Jakub Jankto, dhe ai i Genoas Pietro Pellegri. /Korneri.net

Artikulli paraprakAlonso, “aksioner nderi” i Realit të Madridit
Artikulli tjetërMarrje mendsh dhe të vjella, tremb Dani Ceballos