Karriera e basketbollistit të famshëm Chris Bosh është në rrezik serioz oasi gjasat që ai të rikthehet në parket janë shumë vogla. Provat e fundit mjekësore të cilave u është nënshtruar shtatlarti amerikan kanë vërtetuar se Chris Bosh ka probleme serioze në mushkëri. Jeta e tij nuk është në rrezik, por vazhdimi i karrierës në NBA, po.Problemet e para për Chris Bosh u shfaqën rreth një vit e gjysmë më parë, por atëherë lojtari iu nënshtrua disa terapive të njëpasnjëshme duke u rikthyer në parket. Megjithatë, stinorin e kaluar 32-vjecari zhvilloi në total vetëm 53 ndeshje sepse më pas u detyrua të largohej nga parketi për shkak se iu rishfaqën problemet në mushkri.
Pasi lojtari vendosi që ta përfundonte para kohe stinorin, Miami Heat konfirmoi nëpërmjet faqes zyrtare se rezultatet e analizave që kreu Bosh nuk ishin shumë pozitive. Por, edhe pse drejtuesit e skuadrës nga Florida shpresonin te rikthimi i shpejtë i 32-vjeçarit, duket tashmë sa ata janë dorëzuar. Shëndeti i basketbollistit është gjëja parësore dhe për momentin Chris Bosh e ka të pamundur të rikthehet për të luajtur basketboll, madje mediat amerikane theksojnë se karrierës së tij i ka ardhur fundi. Opsioni që Bosh të luajë sërish basketboll është surreal. Lojtari pas largimit të Lebron James nga Miami nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me Heat-sat dhe është i lidhur me skuadrën nga Florida deri në 30 Qershor të vitit 2019.