Durimit i ka ardhur fundi, buxheti do të  pasurohet 10 fishë pas nënshkrimit që do të bëhet gjatë këtij muaji me pronarët e rinjë kinezë, dhe afati kalimtar veror do të kaloj në shenjë të rosonerëve. Kështu thuhet në klubin e madh italian që i ka harruar ditët e lavdishme pas gjashtë viteve krize të rezultateve dhe humbjes së imazhit që kishte dikur, por momentet negative shumë shpejt pritet të largohet dhe të nis një (erë e re), me superpërforcime dhe lojtarë më të mirë në treg.

Carlos Bacca në fund të edicionit sigurtë do të shitet, kjo është evidente pasi nuk po mund të luajë në Itali ashtu siç ishte në Spanjë, pasi mbrojtjet në Serie A janë shumë agresive.

Vendin e tij sigurtë do të zë një emër i madh, por kush mund të jetë ai, lexoni në vazhdim. Në listën e ngushtë të sulmuesve janë katër, dhe njëri prej tyre do të vesh fanellën e Milanos, pavarësisht çmimit që ka.

I pari është Romelu Lukaku (Everton), Peirre Emericj Aubameyang (Dortmund), Edin Dzeko (Roma) dhe Andrea Belotti (Torino).

 

Artikulli paraprakVizitë e papritur te Hajvalia
Artikulli tjetërPërgjigja e Juventusit për Conten, “Sandro mbetet këtu”