Për më pak se 1 muaj do të nisë eveniment më i madh futbollistik për kombëtare, Botërori. Në rusi do të shkojnë 32 kombëtare, dhe mediat kanë bërë publike pagat e trajnerëve të tyre.
Më i paguari mes tyre, rezulton kampioni i botës në fuqi, Joachim Löw. Ai përfiton 3.8 milionë euro në sezon. Vendi i fundit ndërkohë mbahet nga trajneri i Senegalit, Aliou Cissé, me vetëm 200 mijë euro në vit. Trajneri i dytë më i paguar është Tite i Brazilit. Plotëson podiumin Deshamps i Francës. Këtë listë e plotësojnë, Julen Lopetegui i Spanjës dhe Stanislav Cherchesov i Rusisë.
/Panorama Sport