Anthony Joshua ka mbrojtur tituj kampionë bote në kategoritë IBF dhe WBA në peshat e rënda, pas fitores me “KO teknik” në raundin e 10-të ndaj Carlos Takam, sfidë e zhvilluar në Kardif, në prani të 80 mijë shikuesve, të gjithë fansa të kampionit të botës.

Ky është suksesi i 20-të i britanikut në po kaq sifda të zhvilluara, duke qëndruar i pamposhtur në ring. Joshua ka fituar ashtu sikurse edhe parashikohej edhe pse dueloi ndaj një rivali të panjohur për të dhe publikun, me Takam që zuri vendin e bullgarit Kubrat Pulev, i dëmtuar gjatë stërvitjes tri javë më parë. Takam konfirmoi se është i fortë fizikisht dhe rezistoi 10 raunde, kur gjyqtari vendosi të ndalë sfidën. Joshua rikthehej në ring 6 muaj pas fitores epike ndaj Wladimir Klitschko.

Artikulli paraprak“Bomba” mbrëmjes: Pritej që ky lojtar do ti bashkohej Kosovës, por zgjodhi Shqipërinë…
Artikulli tjetërMaldini u jep shpresë tifozëve të Milanit: Rezultatet nuk vijnë menjëherë pas shumë ndryshimeve