Inter fitoi titullin e kampionit italian katër xhiro para fundit të kampionatit.

Përveç fitores së djeshme kundër Crotone (2:0), klubit të Milanit i duhej edhe gabimi i Atalantas ndaj Sassuolos. Atalanta luajti 1:1  kundër ekipit të tetë në kampionat dhe festa e tifozëve të Interit mund të fillonte, përcjell Korneri.net

Mijëra tifozë të Interit dolën në rrugët e Milanos menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në Mapei Stadium dhe festuan titullin me  këngë dhe pishtarë. Shumica e tyre u mblodhën në Piazza Duomo, që treguan se as Covid-19 nuk mund t’i ndal e as shteti italian të festojnë, kurse ajo që ndodhi në Old Trafford ishte “hajgare” me këtë në Milano.

Për Interin ky ishte titulli i 19-të i përgjithshëm i kampionit italian dhe i pari që nga viti 2010 kur  pushtoi Evropën dhe Italinë nën udhëheqjen e Jose Mourinho, duke e fituar “tripletën” e famshme. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here