Trepça 89 e ka nisur siç është më së miri edicionin e garave 2016/17, e Vala Super Ligës e Kosovës në futboll. “Xehtarët”, pas 5 javëve të luajtura kanë arritur 4 fitore dhe një disfatë që e bënë një ndër skuadrat më të suksesshme të këtij cikli, me ç’rast ka entuziasmuar jo vetëm tifozët mitrovicas por edhe drejtuesit e skuadrës të cilët në mënyrë të veçantë dhe shumë simbolike kanë shpërbleyr futbollistët e tyre.
Kryetari i skuadrës Abedin Zeka së bashku me drejtuesit përgatitën një drekë të shijshme për futbollistët e tyre.
Kështu Trepça 89 në natyrë shtroi drekë të fantastike për të kremtuar rezultat e mira të ekipit, teksa kësaj rradhe mjeshtër i zgarës ishte vet kryetari Zeka.

trepca

Artikulli paraprakAgjenti i Atdhe Nuhiut mohon kalimin e tij tek përfaqësuesja e Kosovës
Artikulli tjetërSuedi, ‘AIK’ zëvendëson fëmijët me pensionistë