Kolumbiani fantastik i Real Madrid, James Rodriguez, nuk e ka hapësiren e duhur në skuadrën e drejtuar nga Zidane, andaj në mediat spanjolle spekulohet për një largim gjatë merkatos dimërore.
Në orët e mbrëmjes së sontme, mediar italiane bëjnë të ditur se Juventus ka filluar kontaktet me agjentin e James dhe një marrëveshje eventuale mund të jetë shumë e mundur, që ish-anëtari i Monacos dhe reprezentuesi i Kolumbisë karrierën ta vazhdojë në Serie A te kampioni në fuqi Juventus.