Të shumtë janë futbollistët e talentuar shqiptarë, që aktivizohen në Zvicër. Një ndër ta është edhe Albian Hajdari. Mbrojtësi 17-vjeçar i Bazelit, ka firmosur kontratë 3-vjeçare me klubin e Juventusit.

hAJDARI

Lajmi është publikuar nga gazetari italian, Nicolo Schira, i cili e bën fakt të kryer transferimin e Hajdarit te bardhezinjtë. Futbollisti është vlerësuar nga drejtuesit si një talent me prespektivë për të ardhmen, teksa fillimisht do të jetë pjesë e të rinjve të Juventusit, me shpresën që në të ardhme të bashkohet me ekipin e parë.

Albian-Hajdari

Kujtojmë që Hajdari nuk është shqiptari i vetëm te Juventusi, pasi pjesë e klubit bardhezi është dhe sulmuesi i Kombëtares, Giacomo Vrioni i cili aktivizohet me Juventus U-23.


/Panorama Sport

Artikulli paraprakStatistikat mbreslënëse të Prishtinës
Artikulli tjetërModern on line casino Mogul States which usually Well-to-do Warrant Rights Possibly