Këtë fundjavë në Pragë do të hedhen shortet për garat e kombëtareve për vitin 2017, përveç Eurobasketit të meshkujve, për të cilin shorti është hedhur në Stamboll.

Për Kosovën shorti më interesant është ai i parakualifikimeve për Kupën e Botës 2019, që mbahet në Kinë. Sipas sistemit të ri të garave të FIBA-s, shtetet që nuk marrin pjesë në Eurobasket do të zhvillojnë parakualifikime në gusht të vitit të ardhshëm dhe tetë ekipet më të mira nga ajo fazë e garave, bashkë me 24 ekipet pjesëmarrëse në Eurobasket do të zhvillojnë kualifikime për Kupë të Botës.

Artikulli paraprakZyrtare: Kthehet Gerrard te Liverpool
Artikulli tjetërPërfaqësueset e reja të Kosovës të shtunën i mësojnë kundërshtarët e tyre