Para pak ditësh e dham lajmin e jashtëzakonshëm për dëshirën e Milanos që ta transferoj yllin kroat të Real Madrdit, Luka Modric dhe nga ajo ditë ky lajm po bëhet gjithnjë e me i fuqishëm nëpër mediat spanjolle dhe italiane, shkruan Korneri.net.
Pronarët e rinjë të Milanos e kanë marr shumë seriozisht çështjen e klubit dhe dëshirojnë që ta kthejnë në ditët më të lavdishme që i kishte për dekada me radhë.

“Don Balon” ka shkruar se Reali është gati ta shet Modricin për 50 milionë euro, që sipas tyre Florentino Perez mendon ta largoj shkaku se ai ka mbush 31 vjet, kurse rosonerëve as që u pengon ky fakt sepse Modric mund të luajë në nivele të larta minimum edhe katër vjet të tjera.
Por, ka edhe shkrime në Itali se sa është mençur të investohet një shumë e madhe parash për Modricin, dhe a është i gatshëm që kroati njëmend të vesh fanellën kuq e zi.

Një fakt shumë interesant që i bënë rosonerët optimist është se Modric shumë shpesh e përcjell Milanon në Instagram dhe non-stop u bënë “Like” postimeve të klubit të madh italian, kurse kur i shtohet fakti se në moshën e re Modric ka qenë fanatik i Milanos dhe gjthmonë ka ëndërruar të luajë aty, atëherë gjërat do të ishin edhe më të lehta që të realizohen. /Korneri.net

Artikulli paraprakGafa në Instagram : Inzaghi ia lyp pa dashje një fanseje
Artikulli tjetërCavs demoluan Bostonin në ndeshjen e dytë