Roma fitoi në Artemio Franchi, pas një ndeshje spektakolare.

Forma e mirë e Romës po vazhdon edhe në Serie A, pasi këtë xhiro arriti triumfin ën një fushë shumë të nxehtë si ajo e Fiorentinës, por në fund armata e Di Francescos fitoi 2:4, për ta mbajtur hapin me kryesuesit.

Më në fund u panë edhe magjitë e talentit brazilian Gerson, i cili shënoi dy golat e parë për Romën,edhe pse ndërkohë ishte barazuar rezultati pas golit të Jordan Veretout. Skuadrat në pushim shkuan me barazim pas golit me kokë të shënuar nga sulmuesi Giovani Simeones.
Mirëpo, në pjesën e dytë Manolas dhe Perrotti, ia dhën fitoren e madhe Romës. /Korneri.net

Artikulli paraprakRezistencë e madhe e Beneventos, por Juventus fitoi
Artikulli tjetërMan.City e “rahatoj” edhe Arsenalin, titulli qysh tash po buzëqesh