Kjo ditë kujtohet edhe sot nga milliona tifozë të Milanos, e mos të flasim nga ata që ishin protagonistë.

Triumfi në finalen e madhe të Old Trafford me 28 maj 2003, ishte e dyfishtë pasi përveç trofeut në Champions League që ishte kthyer në vitrinat e gjigantit italian pas nëntë vitesh, ishte fitorja ndaj rivalit të madh Juventusit pas penalltive, shkruan Korneri.net

Pas barazimit pa gola për 120 minuta lojë të fortë dhe me pothuajse pa gabime në mbrojtje, u deshtën penalltitë të vendosin fituesin, apo ekipin që kishte lojtarët më të qetë.

Juventusi e nisi i pari, por Trezeguet, Montero dhe Zalayeta ishin të pasaktë, me ç’rast i dha mundësi rossonerëve që me golat e Serginho, Nesta dhe në fund me goditjen finale të Shevchenkos, t’ia mundësoi klubit titullin e gjashtë në histori.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni atë finale drithëruese. /Korneri.net   

Artikulli paraprakMilan-Roma, duel i ashpër për mbrojtësin e Ajax
Artikulli tjetërLautaro nuk shitet te Barcelona, apo vetëm me kushtin e Interit