Futbollisti i Llapit, Hamdi Namani është në bisedime me skuadrën e Feronikelit, me të cilët dëshiron të bashkohet për edicionin e ri 2018/19, me ç’rast do të ishte një super përforcim për skuadrën nga Drenasi.

Por, situata nuk është shumë e thjeshtë pasi drejtuesit e Llapit, për momentin nuk janë të interesuar të lirohen nga shërbimet e “Lumit”.

“Namani ka kontratë me skuadrën e Llapit, të paktën edhe 2 muaj. Derisa të ketë kontratë është futbollist i joni. Në fjnd të kontratës do të bisedojmë me të dhe vetëm atëherë do të dihet e ardhmja e tij”, ka thënë për kornerin trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Artikulli paraprakHoustoni befason Golden State në “Oracle Arena”
Artikulli tjetër“As Salah nuk do të kishte vend te Reali që do të festoj 4:1 në Kiev”