Maurizio Sarri i rrëmbeu pankinën e artë dhe ai sportivisht e duartrokiti por Massimiliano Allegri pavarsisht gjithckaje ka se me cfarë të ngushëllohet.

Përvec faktit që Juventusi i tij është në garë për të fituar të 3 kompeticionet ku merr pjesë, Allegri mund të mbështetet te një sërë statistikash që e bëjnë atë trajnerin ideal të një klasfikimi special, përsa i përket teknikëve më të mirë në Europë gjatë këtij sezoni.

Falë ecurisë së Juventusit në Serinë A, me bardhezinjtë që janë shumë pranë fitimit të titullit të 6-shtë kampion rradhazi, 49-vjecari nga Livorno është aktualisht trajneri me mesataren më të mirë të pikëve në kampionatet më të rëndësishme Europiane. Allegri lë pas emra të mëdhenj si Carlo Ancelotti, Antonio Conte, Zinedine Zidane e Luis Enrique. 2,52 është mesatarja e pikëve që ka grumbulluar Juventusi gjatë këtij sezoni në Serinë A.

Në 29 ndeshje kampionët e Italisë kanë koleksionuar 24 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje me Allegrin që lë pas të gjithë kolegët e tij në kampionatet më të rëndësishme të Europës.

Ancelotti në sezonin e tij të parë me Bayern-in ka grumbulluar deri tani 2,48 pikë për ndeshje i ndjekur nga Conte me 2,46, për të vazhduar me Zidane me 2,41, Leonardo Jardim me 2,37, Unai Emery 2,27 dhe Luis Enrique 2,25 pikë për ndeshje. Falë këtyre statistikave, është pikërisht Massimiliano Allegri mbreti i trajnerëve më të mirë në Europë për momentin.

Italiani 49-vjecar pëlqehet nga shumë klube të rëndësishme europiane por Juventusi nuk ka ndërmend ta lëshojë dhe po mendon ta blindojë Max Allegrin me një kontratë të re afatgjatë.

Artikulli paraprakShumë afër “tradhëtia” më e madhe në histori të La Ligas!!!
Artikulli tjetërReal Madrid ka një lajm të hidhur për Milanin dhe Juventusin….