Asgjë e re në Formula1.

Vetëm Max Verstappen parandalon Mercedesin të bëjë fitore të dyfitshë. Leëis Hamilton triumfon për herë të pestë në Barcelona. Ferrari gjithnjë e më shumë në krizë, kështu që edhe sivjet Formula1, nuk po sjell emocione që kishte dikur, përcjell Korneri.net

Fitorja e katërt nga gjashtë garat e sivjetme për Lewis Hamilton i cili  e mbylli garën para Max Verstappen dhe Valtteri Bottas pas  66 xhirove të Grand Prix të Spanjës. Vetëm një Ferrari në vijën e finishit, ai i Sebastian Vettel i cili e mbylli garën në pozitën e shtatë ndërsa Charles Leclerc detyrohet të dalë nga gara për shkak të një problemi elektrik. Vendi i katërt dhe i pestë i takoi pilotëve të Racing Pointin, Lance Stroll dhe Sergio Perez.

Pas kësaj gare prinë Lewis Hamilton me 107 pikë, 30 më shumë se Max Verstappen, kurse i treti mbetet Valteri Bottas me 73 pikë.

Në renditjen e konstruktorëve prinë Mercedes me 221 pikë, Red Bull Racing ka 135, ndërsa në vendin e tretë është Racing Point BWT Mercedes me 63 pikë.

Gara e ardhshme mbahet në Belgjikë nga 28 deri me 30 gusht. /Korneri.net

Artikulli paraprakJa pse Napoli ka investuar në Amir Rrahmanin i cili ishte më i miri në Itali në…
Artikulli tjetërHamilton bëhet më i miri i të gjitha kohërave në F1