Nëse Cristiano Ronaldo mendon ende për vazhdimin apo jo të kontratës me Real Madridin, te rivali i përbetuar Barcelona atmosfera është më e mirë.
Në këtë drejtim pa menduar dy herë ylli Brazilian Neymar e ka nënshkruar tashmë kontratëb e re e cila është e vlefshme deri në vitin 2021.
Kontrata e tij aktuale i skadonte në vitin 2018, dhe për ta larguar nga dera Paris SG që ishte gati të sakrifikonte shumëçka për Nymar, tashmë me kontratën e re Neymar përfiton 15 milionë në vit,kurse klauzola e tij nis nga 200 milionë euro në sezonin e parë, më pas ajo rritet në mënyrë progresive duke kaluar në 222 milionë në vitin e dytë dhe në 250 milionë euro nga viti i tretë e në vazhdim.