UEFA duket se do të bëjë prapakthehu në lidhje me ndryshimet në formatin e Champions League. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle “Marca”, javën e ardhshme qeveria e futbollit Europian do të diskutojë për të modifikuar këtë format dhe nuk përjashtohet mundësua që të anulojë këto ndryshime që hynin në fuqi nga sezoni 2018/2019.

Në vendimin e marrë në 26 gusht, UEFA vendosi që shtetet si Italia, Spanja, Gjermania dhe Anglia të kishin 4 skuadra fikse në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. UEFA e ndërmori këtë hap për të evituar rrezikun e krijimit të një Super Lige të Kontinentit.

Por tani duket se drejtuesit e UEFA kanë ndryshuar mendje. Një nga motivet është presioni i kampionateve më të vogla që rrezikonin të mbeteshin mënjanë, ndërkohë që një arsye tjetër është në aspektin teknik; Formati i ri i Ligës së Kampioneve u miratua gjate kohës kur në krye të UEFA në rolin e presidentit të komanduar ishte Angel Maria Villar. Tani në krye është Ceferin dhe politika e UEFA ka ndryshuar duke e vënë në një pikëpyetje të madhe reformën e re.

Artikulli paraprakBarcelona apo Real Madrid? Këto janë statistikat që nuk i dini për ‘El Clasico’-n
Artikulli tjetërE bujshme/ Zbulohet formacioni i Real Madrid për ‘El Clasico’