Ashtu si edhe në Shqipëri, gjyqtari rrezikohet gjithmonë kur drejton ndeshje në kategoritë inferiore. Një episod kurioz ka ndodhur në fakt në Itali: Salvatore Moccia, futbollist i kategorisë së tretë, i cili luan te Olympia në provincën e Pavias, është pezulluar për gjashtë javë nga Komisioni Disiplinor, pasi gjatë një ndeshjeje hoqi këpucët dhe ia hodhi gjyqtarit të takimit.

Për fat të mirë këpucët nuk e goditën gjyqtarin, por lojtari është akuzuar edhe për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, ndonëse nuk ia arriti qëllimit. Për italianët është një dënim i rrallë pezullimi prej 6 ndeshjesh, në një kohë që në Shqipëri vendime të tilla janë krejt të zakonshme në kategoritë inferiore dhe nuk mungojnë asnjëherë.

Artikulli paraprakMilan kompleton misionin në Bullgari, deklasoi Ludogorets
Artikulli tjetërEdhe një shqiptar në klubin e famshëm kroat