Listës së ekipeve të interesuar për shërbimet e yllit të Monacos, Kilian Mbappe i është shtuar dhe Liverpooli. Gazeta e këtij qyteti “Liverpool Echo” si dhe media të tjera angleze kanë bërë me dije se trajneri i “të kuqve”, Jurgen Klopp është takuar me përfaqësues të sulmuesit 18-vjeçar në përpjekje për ta joshur atë t’i bashkohet klubit nga “Anfield”. Mbappe është sulmuesi më i kërkuar në Evropë, me shumë klube të rëndësishëm që janë gati të investojnë mbi 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Artikulli paraprakJuventus nis ofanzivën, por merr lajm të fuqishëm nga Bayern
Artikulli tjetërLajmi më i ri për Griezmann