Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain ka shkëlqyer në takimin e sotëm kundër Sassuolos, duke shënuar dy gola në fitoren prej 3 me 1.

Argjentinasi shënoi dy gola të shpejtë në fillim të takimit, raporton Koha.net. Të parin e shënoi në minutën e 5 pas asistimit nga Dybala, kurse në minutën e 10 e dyfishoi epërsinë e Juventusit pas asistimit nga Khedira.

Juve nuk u ndal me kaq në pjesën e parë, pasi shënoi edhe në minutën e 27 përmes Miralem Pjaniqit.

Në minutën e 33 Antei ngushtoi epërsinë në 3 me 1, që doli të ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.

Juventusi tani është lider me 9 pikë, nga tre ndeshje të zhvilluara në Serie A.

Artikulli paraprakMustafi i plotë në fitoren e Arsenalit, Shaqiri nuk e përjeton “pokerin” e Tottenham
Artikulli tjetër“Dush i ftohtë” për Borussia Dortmund