Një dhuratë nga Lazio për 41 vjetorin e lindjes. Kjo është kërkesa e Simeone Inzaghit, përpara derbit me Romën, në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Bardhekaltërit kanë avantazhin 2-0 të sfidës së parë, por derbi mbetet derbi dhe Inzaghi e ka të qartë që asgjë nuk mund të quhet e përfunduar.

Simone Inzaghi
Finalja e Kupës së Italisë do të ishte dhurata më e bukur për ditëlindjen që e festoj më 5 prill. Kjo është një krye-ndeshje. Do të jetë një duel i zjarrtë, sepse megjithë avantazhin 2-0 kemi për të luajtur edhe një ndeshje kthimi. Nuk do të bëjmë llogari përsa i takon rezultatit, por do të praktikojmë lojën tonë, ashtu si në 90 minutat e kaluara. Jemi gati për gjithçka, por e kemi të qartë që duhet të sakrifikojmë në fushë.

Si ekip pritës, mbrëmjen e së martës Roma rigjen mbështetjen e tifozëve ultras, ndërsa trajneri Spalletti deklaroi se paraqitja dhe rezultati në derbi mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.

Luciano Spalletti
Roma rigjen tifozët ultras dhe ne duhet të krijojmë kushtet që rikthimi i tyre në stadium të mos kalojë pa u vënë re dhe ta mbështesin skuadrën drejt fitores. Pas derbit me Lazio-n do të flasim për të ardhmen time. Është një sfidë mjaft e rëndësishme, pasi në lojë është kualifikimi në finale. Ata kanë avantazhin e ndeshjes së parë. Nuk do të jetë e lehtë, por do të luajmë për të fituar dhe për tu kualifikuar në finale.

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakOrari i ri në Champions League 2018/19 është ky
Artikulli tjetërSampdoria e ul me këmbë në tokë Interin e Piolit!