Ricardo Formosinho,  ish-ndihmësi i Jose Mourinho në Manchester United, beson se United do të kishte qenë kampion i Anglisë më 2018 nëse Manchester City nuk do të tradhtonte.

Më vonë u zbulua se City shkelte fair play financiar atë sezon. Ai fillimisht u përjashtua nga të gjitha garat evropiane, por në fund ai dënim u ul në një gjobë, siç edhe pritej për shkak se shumë gjëra ta paditura ndodhën ndërkohë për të ardhur vendimi final, përcjell Korneri.net

“Ne nuk ishim kampionë të Premier League, por fituam Ligën e Evropës, Kupën Carabao dhe Super Kupën. Luftuam me Cityn, më vonë u pa që ata nuk respektonin lojën e ndershme, përndryshe ne do të ishim kampionë,” beson Formosinho.

Në atë sezon Manchester United përfundoi i dyti, 19 pikë prapa City dhe ky është klubi më i afërt që ka qenë me kampionët e Anglisë që nga epoka e Alex Ferguson.

Mourinho ka fituar trofe kudo që ka qenë në karrierën e tij, dhe Formosinho sheh disa arsye pse kjo është kështu.

“Jose është më i miri sepse mendon më shpejt se të tjerët dhe vjen me një zgjidhje më shpejt. Ai është strategjikisht i ndryshëm nga trajnerët e tjerë, është shumë më i mirë. Ai është thjesht i ndryshëm”, pohon Formosinho. /Korneri.net

Artikulli paraprakDe Vrij vazhdon kontratën, Raiola e konfirmoi lajmin
Artikulli tjetërPirlo: Messi ka një problem që nuk ka asnjë lidhje me futbollin