SAN ANTONIO, TX - DECEMBER 30 LeBron James #23 of the Los Angeles Lakers hangs on the rim after dunk during first half action at AT&T Center on December 30, 2020 in San Antonio, Texas. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that , by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Ronald Cortes/Getty Images) ORG XMIT: 775601697 ORIG FILE ID: 1230365873

Los Angeles Lakers pësoi humbjen e tretë sezonale në NBA.

Për të ndalur hovin e kampionëve në fuqi që vinin pas katër fitoreeve radhazi mendoi San Antonio Spurs që triumfoi me rezultat 118-109 në Staples Center. LaMarcus Aldridge ishte ai që mori për dore skuadrën teksane duke shënuar 28 pikë, duke ia siguruar skuadrës së Gregg Popovich fitoren e katërt në tetë takime. Te Lakers si zakonisht më i miri ishte Lebron Jamea që me 27 pikë e 12 asistime nuk ia doli ta mbante vet në dorë skuadrën.

Regjistroi fitoren e pestë sezonale Brooklyn Nets që mposhti skuadrën më të mirë të momentit në konferencën e Lindjes, Philadeplhia 76ers me shifrat 122-109. Në mungesë të dy yjeve të ekipit, Irving dhe Durant ishin Harris dhe LeVert që morën për dorën skuadrën nju-jorkeze duke realizuar në total 50 pikë.

Një ndeshje vërtet spektakolare ishte ajo që u zhvillua në Colorado mes Denver Nuggets dhe Dallas Mavericks me skuadrën teksane që fitoi 124-117 pas kohës shtesë. Slloveni Luka Doncic e fitoi derbin ballkanas ndaj serbit Nikola Jokic. Doncic e mbylli ndeshjen me 38 pikë, 13 asistime dhe 9 kërcime duke iu afruar shumë triple-double, ndërkohë që Jokic koleksionoi në total 38 pikë e 11 kërcime.  Për Dallas kjo ishte fitorja numër 4 në 8 takime ndërkohë që Denver pësoi humbjen e 5-të në po kaq ndeshje.

Fitoi edhe Portland Trail Blazzers që mposhti 135-117 Minnesota Timberwolves në ndeshjen ku Damian Lillard ishte fenomenal me 39 pikë, 7 kërcime dhe 7 asistime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here