Barazimi 2:2 në Franchi ndërmjet Fiorentinë dhe Torinos ka mundur t’i kënaq shumë adhuruesit e futbollit, ata që e përcollën këtë duel të bukur, por kjo nuk mund të thuhet edhe për tifozët e Fiorentinës e sidomos trajnerit Paulo Sousa, i cili tashmë i ka orët e numëruara në stolin e “violave”.
Sikurse kundër Gladbach në Europa League, edhe në ndeshjen e fundit të xhiros së 26. në Serie A, Fiorentina nuk fitoi pas epërsisë prej 2:0.
Riccardo Saponara me të nis ndeshja e kaloi Fiorentinën në epërsi, për ta dyfishuar atë Nikola Kalinic. Por, në supersulmues si Andrea Belotti, nuk e la që festa e vendasve të zgjasë. Ai përveç që shënoi dy golat e Torinos, e huqi edhe një penallti për t’ia mundësuar skuadrës së tij krejt fitoren. Me këto dy gola Belotti mbetet vetëm dy realizime larg top-golashënuesve në Serie A, Dzeko dhe Higuain që kanë nga 19 gola.

Artikulli paraprakKampionët deklasuan Liverpoolin
Artikulli tjetërJuventusi me tri mungesa të rëndësishme ndaj Napolit