Ndeshja e parë gjysmëfinale e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Trepçës dhe Besës, përfundoi baraz 2:2, por ishte një ndeshje shumë e mirë, me raste dhe me gola të shënuar.
Padyshim se ky rezultat e favorizon jashtëzakonisht shumë Besën para ndeshjes së kthimit në Pejë, porn ë futboll asnjëherë nuk duhet bërë llogaritë para përfundimit të dueleve.

Besa kaloi në epërsi e para me golin e Qemajl Elshanit që u asistua për mrekulli me kokë nga Fatih Karahoda, por nuk vonoi shumë kur vendasit e barazuan rezultatin me aë të pleurat Hajdinit që doli përballë me portierin pasi atë e vërejti të lirë lojtari më i mirë i Trepçës, Ergyn Ahmeti.

Dy golat tjerë u shënuan në pjesën e dytë, dhe sërish ishin mysafirët që shënuan për epërsinë e dytë përmes Florent Qorrajt që gjuajti zhagas dhe saktë nga 20 metra. Mirëpo, Egzon Qerimi e barazoi rezultatin në 2:2, që doli të jetë final.

Artikulli paraprakGani Sejdiu: Kisha marrëveshje në parim me Prishtinën, ja përse dështoi gjithçka…
Artikulli tjetërNë Skenderaj pa fitues dhe pa gola