Peja ka shënuar fitore në derbin e xhiros së 25-të, në elitën e basketbollit kosovarë.

Pejanët mposhtën rivalin e vjetër Trepçën me rezultat 79-71, duke qenë skuadër më e mirë, më efikase që nga moment i parë kur doli në epërsi, të cilën e mbajtën deri në fund, shkruan Korneri.net

Peja luajti lojë më agressive, ishin mjaftë efikas në sulm, me çka nuk i dha asnjë mundësi mitrovicasve që të bëjnë më shumë në këtë derbi, andaj Peja shënoi fitoren e 16 seoznale, kurse Trepça pësoi disfatën e tetë, duke mbetur në pozitën e dytë të klasifikimit.

Edhe pse pjesa e parë u mbyll me vetëm tetë pikë epërsi për Pejën, 40-32, megjithatë vazhdimi i ndeshjes kaloi në anën e tyre, pasi dukeshin më të motivuar për lojë, dhe me meritë triumfuan, me mysafirët që tentuan të ktheheshin në lojë, por nuk mjaftuan tre minutat e fundit.

Më meritorët në këtë fitore të Pejës ishin, Dardan Berisha me 26 pikë e 8 asistime, Stephen Maxwel me 20 pikë e 4 kërcime dhe Courtney Fells me 15 pikë e 6 kërcime.

Te Trepça u dalluan Rodney Purvis me 15 pikë, Andrew Michael Gordon me 12 pikë e 12 kërcime dhe Mike Edwards me 11 pikë e 6 kërcie. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here