Nuk ndodh shpesh në futbollin tonë të shënohen shtatë gola, e aq më pak të fitoj skuadra pas disfanatazhit prej tre golave.

Kjo ndodhi pikërisht në Mitrovicë në ndeshjen e çmendur Trepça’89-Ballkani që mbyllet me fitoren spektakolare 4-3, edhe pse mysafirët kishin epërsinë prej 0-3, shkruan Korneri.net

Dukej ndeshje e lehtë për liderin e Superligës kur Nazmi Gripshi shënoi pas gjysmëore lojë, kurse Ermal Krasniqi me të nis pjesa e dytë shënoi golin e radhës për therandasit. Me golin e 15 sezonal Mirlind Daku shënoi për 0-3, dhe ishte punë e kryer kjo për Ballkanin, mirëpo kështu nuk menduan vendasit.

Dhe, nga minuta e 64 nisi çmendua dhe rikthimi më i madh deri tash. Hero i padiskutueshëm ishte ganezi Sie që shënoi hat-trick, duke e nis me gola, Rrahim Rrahmani shënoi golin e dytë dhe Sie vazhdoi me gola të shënuar për t’ia dhënë fitoren e madhe Trepçës’89 që çmendi të gjithë në stadiumin “Riza Lushta”. Ishte kjo humbja e parë për Ballkanin e Ismet Munishit që nuke  drejtoj skuadrën shkaku i suspendimit. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here