Emocionet në NBA sa vijnë e po shtohen. Një nga duelet fantastike ishte  Milwaukee Bucks-Miami Heat, me kampionët në fuqi që fituan krejt në fund me rezultati 120-119. Treshja e Bucks – Giannis Antetokounmpo (28 pikë, 5 asistime, 17 kërcime), Khris Middleton (26 pikë, 4 kërcime) dhe Jrue Holiday (25 pikë, 11 asistime dhe 6 kërcime) – ishin të pandalshëm.

Miami Heat u mundua të kundërpërgjigjej me Tyler Herro (30 pikë, 5 asistime, 7 kërcime), Gabe Vincent (21 pikë, 6 asistime) dhe Bam Adebayo (18 pikë e 12 kërcime), por nuk mjaftoi për të fituar kundër kampionëve në fuqi. Gjithsesi komanda e Konferencës së Lindjes u mbetet atyre.

Kryesuesit e Konferencës së Perëndimit, Phoenis Suns, mposhtën 120-90 skuadrën e Portland Trail Blazers. Cameron Johnson ishte shënuesi më i mirë me 20 pikë, ndërkohë që edhe pesë basketbollistë të tjera shënuan mbi 10 pikë.

Fitore edhe për Utah Jazz, që mposhti 132-127 Houston Rockets. Donovan Mitchell (37 pikë e 10 asistimee) dhe Rudy Gobert (27 pikë e 17 kërcime) ishin fantastikë.

Philadelphia 76ers nuk është ndalur gjithashtu, pasi mundi 123-108 New York Knicks. Joel Embiid (27 pikë e 12 kërcime), James Harden (26 pikë, 9 asistime e 9 kërcime) dhe Tyrese Maxey (25 pikë) udhëhoqën skuadrën e tyre drejt fitores së 38-të sezonale. Te Knicks spikatën RJ Barrett dhe Julius Randle, me 30 dhe 24 pikë të realizuara në këtë duel.

Cleveland Cavaliers janë mundur 98-119 nga Charlotte Hornets. 33 pikët e Darius Garland shkuan dëm, ndërsa te Hornets ra në sy Terry Rozier, me 29 pikë, 7 asistime e 7 kërcime.

Humbje befasuese për Denver Nuggets, ndaj Oklahoma City Thunder me rezultatin 107-119. Nikola Jokiç, me 22 pikë e 16 kërcime, u mundua ta çonte skuadrën e tij drejt fitores, por pa sukses. Shai Gilgeous-Alexander (29 pikë, 5 asistime, 7 kërcime) dhe Isaiah Roby (26 pikë, 5 asistme, 7 kërcime) ishin të papërmbajtshëm për City Thunder. / oversport.tv

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here