Derbi i xhiros së 28-të, në Serie A në Meazza nuk dha fitues.
Inter dhe Napoli luajtën për fitore dhe në asjnë mënyrë nuk e menduan barazimin që nuk u konvenonte fare, dhe pikërisht kjo edhe ndodhi, shkruan Korneri.net
Loja ishte si zakonisht e fortë taktikisht, me pak raste dhe me angazhim maksimal, por derisa Interi mbrohej më shumë dhe Napoli sulmonte, megjithatë rastinlarg më të mirë e kishin vendasit me të nis pjesa e dytë kur Milan Skriniar gjuajti bukur me kokë, por e qëlloi shtyllën.
Napoli nuk e gjeti mundësinë e golit, dhe në ndeshjen e dytë rresht mori vetëm një pikë, gjë që ia lehtëson punën edhe më shumë Juventusit që ta fitoj titullin e kampionit, e nga ana tjetër Interi vetëm sa e afron edhe më shumë rivalin lokal Milanon që tash është vetëm 5 pikë më pak në garë për një vend në Ligën e Kampionëve. /Korneri.net