Konsiderohet si ndeshja kryesore e tërë stinorit në Premier League. Tottenham që për herë të parë pas vitit 1995 do të jetë në tabelë mbi rivalin më të madh dhe lokal Arsenal, por ndeshja e së dielës do të ketë rëndësinë e trefishë, shkruan Korneri.net.

E para ka të bëjë me fitoren eventuale të Tottenhamit që e blindon vendin për Champions League dhe pozitën tabelare mbi Arsenali.
E dyta, me fitore eventuale dhe humbjen apo barazimin e Chelsea ndaj Evertonit e bënë Spurs kandidat serioz për titull.
Dhe e treta e fundit, nëse Arsenali e ndal rivalin e qytetit dhe Chelsea fiton, atëherë titulli shkon sigurtë në Stamford Bridge.

Pa asnjë dyshim ndeshja e së dielës do të jetë e fokusuar nga gjithë Anglia, sepse çdo gabim i njërës apo skuadrës tjetër i kushton me stinorë, ngase me disfatë eventuale Arsenali mund të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, kurse Tottenham mund të luftojë më pas vetëm për pozitën e dytë. /Korneri.net

Artikulli paraprakDiego Costa në Kinë, punë e kryer!
Artikulli tjetërShtyhet ndeshja Gjilani-Feronikeli