Nuk ka fitues në ndeshjen kryesore të sezonit në Kategorinë Superiore ndërmjet Partizanit dhe Kukësit, ndeshje e cila u mbyll pa fitues 1:1

Ndeshja ishte e bukur dhe me raste nga të dyja ekipet.

Ndeshja mori një rëndësi të madhe pasi në lojë është çështja e titullit kampion në Shqipëri.

Në pjesën e parë nuk munguan rastet për të dyja skuadrat ndërsa të shumtë kanë qenë të ndëshkuarit me të verdhë. Për kryeqytetasit u ndëshkua Vila dhe Torrasa, ndërsa për Kukësin u ndëshkua Alla dhe Shameti.

Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit, Partizani dhe Kukësi janë në pikë të barabarta (66) dhe në të dy kampet kjo përballje konsiderohet si një finale e vërtetë.

Policia kishte marrë masat e saj për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje, duke angazhuar rreth 400 forca, një numër ky që është më i ulët në krahasim me ndeshjet derbi./Korneri.net.

Artikulli paraprakYlli brazlian e përshendet djaloshin kosovar nga Kina e largët
Artikulli tjetër100 mln funta të gatshme: Man. United sezonin tjetër me sulmin më bombastik në Evropë….