Mbrëmjen që e lam pas në parketet e NBA janë zhvilluar 11 ndeshje, por larg ndeshja më e mirë ndoshta edhe këtij stinori u zhvillua në Verzion Center ku kampioni aktual Cleveland Caveliers shënoi fitore 140:135 pas vazhdimeve të cilat i siguroi i jashtëzakonshmi LeBron James me në trepikësh të paparë dhe të pabesueshëm.
Në vazhdime ishin kampionët më të suksesshëm pasi ndeshjen e fituan psiqikisht pas atij barazimi fenomenal. James ndeshjen e mbylli me 32 pikë e 17 asistime, por më efikas se ai ishte Kevin Love me 39 pikë e 12 kërcime, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Kyrie Irving me 23 pikë dhe Tristian Thompson me 22 pikë e 12 kërcime.
Te vendasit u veçuan Bradley Beal me 41 pikë, Otto Porter Jr me 25 dhe Marcin Gortat me 16 pikë.

San Antonio pësoi disfatën e 21 sezonale, por pati përballë skuadrën shumë të fortë dhe në formë Memphis Grizzlies që sivjet mund t’i prish punë çdo kundërshtari.
Arushat triumfuan 89;74, në ndeshjen më të fortë taktikisht deri më tani pasi të dyja skuadrat ishin të koncetruara në mbrojtje agresive. Marc Gasol dhe Zach Randolph ishin më efikasit te vendasit me nga 15 pikë secili, kurse te Spurs më të mirët ishin David Lee me 14 pikë dhe LaMarcus Aldridhe me 13 pikë.

Edhe Indiana Pacers ia doli të mposht skuadrën e fuqishme Oklahoma City që nuk po e ka vetëm edhe një lojtar tjetër si Westbrook, sepse do të ishte problem i madh të mposhtet.
Vendosi periudha e tretë e cila i takoi Pacers 32:18, dhe kështu me tri pikë dallim fitoi në fund 93:90 edhe pse 12 minutëshi i fundit përfundoi baraz 20:20.
Edhe pse Russell Westbrook ishte afër shifrë triple-double duke shënuar 27 pikë, 18 kërcime e 9 asitime, të tjetër nuk i zgjatën dorën sa duhet, derisa nga ana tjetër kryesori ishte Paul George me 21 pikë.

NBA, rezultatet:
Indiana – Oklahoma 93:90
New York – LA Lakers 107:121
Washington – Cleveland 135:140 (vazhdime)
Atlanta – Utah 95:120
Detroit – Philadelphia 113:96
Toronto – LA Clippers 118:109
Minnesota – Miami 113:115
New Orleans – Phoenix 111:106
Denver – Dallas 110:87
Memphis – San Antonio 89:74
Sacramento – Chicago 107:112

Artikulli paraprakFOTO/ Ndryshime në sulm, Real Madrid në verë largon dy ‘yje
Artikulli tjetërDihet data e saktë kur zhvillohet ndeshja e mbetur Valencia-Real Madrid