Arsene Wenger dukej i lumtur dhe i relaksuar ndërsa përgatitej për ndeshjen e tij të fundit si bosi i Arsenalit.
Francez u fotografua dhe dha disa autografe të nënshkruara për tifozët pas mbërritjes në hotelin e ekipit pranë Leeds të shtunën pasdite, përcjell Korneri.net
68-vjeçari Wenger, do të drejtojë për herë të fundit skuadrën e tij Arsenal në futbollin anglez dhe në këtë mënyrë largohet nga ishulli pas 22 viteve të cilat kanë qenë plot me suskese, por edhe zhgënjime siç ishin dy vitet e fundit ku Arsenali nuk ia doli të siguronte vend në Ligën e Kampionëve.
Megjthatë, futbollistët e Arsenalit do të bëjnë çmos që sot të fitojnë në mënyrë që ta përshendesin trajnerin e tyre me një fitore që ta mbaj në mend përgjithmonë. /Korneri.net