Lajmi për vdekjen e z. Faruk Rakës na ka pikëlluar të gjithë neve dhe opinionin futbolldashës të Kosovës, ndaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe klubeve të futbollit Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta.

Kontributi i z. Faruk Rakës, ishte i madh në futbollin e Kosovës. I ndjeri ka qenë pjesë e organeve të FFK-së duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Ishte njeri i vyeshëm, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. Ndaj, do të kujtohet gjithmonë me pietet.

Ne ndjejmë bashkë me ju dhembjen, por ju lusim që këtë humbje e dhembje ta përballoni sa më lehtë.

Presidenti i FFK-së
Fadil Vokrri

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here