Ka ndërruar jetë gjyshja e qendërmbrojtësit të Feronikelit, Llapidar Lladrovci, Shefkie Lladrovci, njëherit nëna e heroit kombëtar Fehmi Lladrovci, shkruan Korneri.net.

Lajmin për ikjen e nënës Shefkie nga kjo botë e ka publikuar reprezentuesi i Kosovës në rrjetin social Facebook.

Më dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë miqtë dhe dashamirët, shokët, bashkëluftëtarët dhe të afërmit, se sot në mëngjes, në ora 6:46 minuta, u nda nga ne NËNA jonë e shtrenjtë Shefkie (Nika) Lladrovci!

Ajo vdiq si Nënë e lumtur, në gjirin e Familjes tonë.

Pas një sëmundje të shkurtër, duke parë të jetësuar ëndrrën e bijve të saj, të Bijë-Nuses së ndritur, Xhevës, nga e cila mësoj të shkruaj dhe të lexoj, duke ndjerë dashurinë e madhe të bijve, bijave, nipërve e mbesave, stërmbesës, respektin e pa fund të bashkëmendimtarëve dhe të bashkëluftëtarëve të birit të saj, Fehmiut.

Duke e ditur gjendjen e pazakontë aktuale, do ju luteshim respektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Varrimi do të bëhet sot, në ora 18:00

Artikulli paraprakPër t’ia përmbushur apetitet Dybalas, Juve i’a tregon derën disa prej yjeve të skuadrës
Artikulli tjetërCoppa Italia: Nuk ka vazhdime, shkohet direkt në penallti