Lajme jo të mira nga futbolli kosovar.

Pretendimet për ndeshje të rregullar në futbollin tonë, nganjëherë ia teprojnë të gjithë. Sikur nuk guxon askush të fitoj në udhëtim, e aq më pak një skuadër që pretendon titullin e kampionit siç është Drita e Gjilanit që pranë rezultatit 1:3 ndaj Llapit, ndeshja u ndëpre nga gjyqtari Genc Nuza, pasi tifozët hynë në fushën e blertë duke dashur ndërprerjen e lojës.

Dyshimet për ndeshje të kurdisur po qarkullojnë gjithandej, por Drita është skuadër më e mirë se Llapi dhe mund ta mposht kurdo dhe kudo.
Gjithsesi, Genc Nuza e ndërpreu lojën e cila do të nis pasi të largohen të gjithë shikuesit nga stadiumi “Zahir Pajaziti”. /Korneri.net

Artikulli paraprakArsenali deklasoi rivalin lokal
Artikulli tjetërPrishtina vazhdon të ndjekë titullin, fitoi ndaj Pozheranit