Ray Wilkins nuk ia doli.
Ish-lojtari i Chelsea, Manchester United dhe Milan, vdiq në Londër në moshën 61 vjeçare. Të shtunën ai pati sulm kardiak, por duke rënë ai ka goditur shumë fortë kokën pas së cilës përkundër tenstimeve të mjekëve që ta riaftësojnë, ata nuk ia dolën, përcjell Korneri.net
Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të Anglisë gjithashtu luajti në PSG, Rangers, Fulham dhe QPR. Në vitet e fundit ai ishte zëvendës i Carlo Ancelottit në stolin e Chelseat. /Korneri.net