Ai episod nuk është komentuar vetëm nga tifozët e Napolit, por në përgjithësi nga të të gjithë të apasionuarit e futbollit. Ndërhyrja nga prapa e Gjimshitit në dëm të Dris Mertens, ka marrë vëmendje të veçantë. Këmba e majtë e belgut ka mbetur në një mënyrë jonatyrale dhe ka frikë për një ndalesë të gjatë.
Në rrjetet sociale kanë masakruar mbrojtësin shqiptar, i cili është bërë objekt i ofendimeve. Mjafton t’i hedhësh një sy Tuiterit, ku nuk kanë reaguar vetëm tifozët e Napolit.
Në një moment, kur rezultati ishte 0-2, por në fakt në çdo situatë, ajo ndërhyrje brutale mund të evitohej. Pamjet e tregojnë qartë ashpërsinë e ndërhyrjes.
Ja dhe disa nga reagimet: