Atletico Madrid humbet Angel Correa. Sulmuesi argjentinas, i cili u dëmtua nga Jude Bellingham në minutat e fundit të derbit të luajtur të dielën, iu nënshtrua vizitave më të specializuara mëngjesin e kësaj të marte.

Sipas njoftimit të klubit të Atleticos, vizitat “konfirmuan lëndimin në ligamentin e gjurit në gradën e parë.”

Ndërkohë bëhet me dije se lojtari ka bërë punë individuale në seancën e sotme dhe gjendja e tij do të vlerësohet dita-ditës. Atl.Madrid shënoi fitore ndaj Real Madridit me rezultat 3-1, duke ia shkaktuar humbjen e parë skuadrës që drejtohet nga Carlo Ancelotti.

Artikulli paraprakShënoi dyglësh ndaj Cluj, Rrahmani shpallet lojtari i javës në Rumani
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Juventus-Lecce