Dikur rreth orës 13.00, doli lajmi se marrëveshja në mes Milanos dhe Genoas për transferimin e portierit shumë cilësor Matiia Perin te rosonerët ka dështuar. Këtë e kanë konfirmuar të gjitha palët, kurse i pari që foli ishte agjenti i portierit që konfirmoj se bisedimet u ndalën për shumë arsye, por njëkohësisht e falënderoj klubin e madh italian për interesimin që ka shfaq për klientin e tij.

Nga ana tjetër siç e kupton Korneri.net ka burimet brenda klubit rosoner, Gigi Donnarumma ende ka për të thënë rreth vendimit që ka marr para pak ditësh duke e refuzuar ofertën e jashtëzakonshme të klubit të tij të zemrës.
Ka sinjale se ai do të ndërroi mendimin dhe se do të mbetet aty ku është edhe për shumë vite të tjera. /Korneri.net

Artikulli paraprakRonaldo tregoi ku dëshiron të luajë, Paris SG sonte bënë ofertën e jashtëzakonshme për dyshen..!
Artikulli tjetërFanellat e reja të Arsenalit prezantohen nga lojtarët “në largim”!?