Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, ish- kapiteni  i Manchester United, Maurice Setters.

Ai filloi karrierën në Exeter në vitin 1954, para se të transferohej në WBA sezonin tjetër ku u luajti deri në vitin 1960, përcjell Korneri.net

Më pas Setters u transferua te Manchester United për të cilin luajti deri në vitin 1965, dhe regjistroi 194 paraqitje në kohën kur ai i pjek maksimalisht si futbollist.

Futbollisti legjendar përfundoi karrierën e tij në vitin 1970 dhe shumë shpejt u emërua trajner i Charlton nga 1971 deri më 1974.

Setters udhëhoqi edhe Sheffield Wednesday për një sezon dhe ishte asistent në Rotherham dhe ekipin kombëtar të Republikës së Irlandës.

Ish-futbollisti tashmë i ndjerë u bë i famshëm si futbollist i Man.United, ku ishte kapiten për dy vjet, ndërsa fitoi Kupën e FA në vitin 1963. Ai gjithashtu ishte shoku më i mirë i legjendës Bobby Charlton. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here