Martesa në mes Icardit dhe gruas së tij Wanda po përfundon.

Kuptohet, jo ne aspektin jetësor, por në atë sportiv sepse shumë shpejtë ajo nuk do të jetë më agjentja e argjentinasit, përcjell Korneri.net.

Agjenti i fuqishëm Mino Raiola është shumë afër të bëhet njeriu kryesor i anëtarit të Interit, dhe kur ai merr përsipër lojtarin, atëherë transferimi i futbollistit nga klubi në klub mund të konsiderohet si çështje kohësh.
Mediat italiane po e quajnë punë të kryer, por më e keqja për tifozët e Interit është se Icardi do t’i ofrohet Juventusit për një shumë të njëjtë apo të stilit Higuain, e që do të ishte katastrofa më e madhe apo “termeti” në futbollin italian.

Wanda mund të jetë e mirë për Icardin në jetën private, për fëmijët e lojtarit dhe në shtrat, por assesi në aspektin financiar sa Raiola. /Korneri.net

Artikulli paraprakGattuso habit: Nuk jemi si Brad Pitt, por të shëmtuar si…?
Artikulli tjetërMesazh i fuqishëm për bosin e Napolit: ” Mos blejë lojtarë, por gjyqtarë”